Rashica i lumtur për debutimin në Bundesliga, falënderon tifozët e Werderit

PUBLIKUAR

Rashica është shprehur i lumtur për debutimin në Bundesliga me fanellën e Werder Bremen.

I transferuari nga Vitesse për nëntë milionë euro, Milot Rashica, debutoi në Bundesliga në fitoren e Werder Bremen prej 2:1 kundër Schalkes.

Shqiptari ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 56, duke u larguar nga loja kur Werderi po humbiste 1-0, që përmbysi më pas rezultatin duke realizuar në minutat 79’ dhe 90’.

Sido që të jetë, ishte debutim ëndrrash për shqiptarin pasi klubi i tij i ri mori tri pikë në një stadium të vështirë siç është ai i Schalkes.

“Jam shumë i lumtur për debutimin në Bundesliga… dhe i lumtur gjithashtu për tri pikët kundër Schalkes. Faleminderit tifozëve për mbështetjen, ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar Rashica në Facebook.

Me këtë fitore, Werderi është larguar nga zona e rrezikshme. Ata gjenden në pozitën e 15 me 20 pikë të grumbulluara pas 21 xhirove. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...