Neymar, 350 gola në karrierë: Dhurata më e mirë

PUBLIKUAR

350 gola në karrierë dhe është vetëm 25 vjeçar, nesër do t’i mbushë 26 vjet – Neymar po e shkruan emrin në librat e historisë së këtij sporti.

Neymar shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë kundër Lille për të shkuar në 350 finalizime në karrierën e deri tanishme edhe pse është vetëm 25 vjeçar.

Me Barcelonën, ai ka realizuar 105 gola në 186 ndeshje. Me Santosin 136 gola në 225 përballje kurse goli kundër Lille ishte i 27’ti me fanellën e PSG-së.

“Është një dhuratë”, u shpreh Neymar, që nesër mbush 26 vjet. “Jam shumë i lumtur që kam arritur 350 gola në moshën 25, gati 26”.

“Por, më e rëndësishme ishte fitorja. E dinim se është e vështirë të luash këtu”, u shpreh Neymar pas fitores së PSG-së 3:0 ndaj Lille. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...