Kriza te Interi nuk ka fund, teksa këtë herë zikaltrit janë ndalur në barazim 1-1 nga Crotone në shtëpi.
90 minuta lojë për t’u harruar, skuadra e Luciano Spallettit u zgjua vetëm pasi pësoi golin e barazimit, çka shtyri publikun të vërshëllejnë lojtarët dhe teknikun zikaltër në ‘San Siros’.
Kjo ishte ndeshja e tetë pa fitore në Serie A, dhe me këtë humbje zikaltrit komplikojnë seriozisht objektivin, që është pjesëmarrja në Champions.
I kënaqur nuk ishte as trajneri, Luciano Spalletti.
“Jemi të shqetësuar sepse nuk po shohim shumë përmirësime edhe pas ndryshimeve. Të gjithë e kemi humbur nga pak formën në një mënyrë apo tjetër”, u shpreh Spalletti.
“Duhet të punojmë për të gjetur më shumë siguri përmes trajnimit të përditshëm që mund të na japë një ide të qartë se si të përparojmë”, shtoi Spalletti.


