Barça do të kërkojë fitore me çdo kusht kundër Espanyol, për ta lënë 21 pikë prapa Realin.
Barcelona ka mundësi të artë që t’ia shtojë vuajtjet edhe më shumë rivalit të përbetuar, Real Madridit, shkruan Gazeta Express.
Pas barazimit me Levantes, Reali tani është 18 pikë prapa Barcelonës dhe nëse kjo e fundit fiton të dielën kundër Espanyol, diferenca do të shkonte në 21 pikë – zhgënjyese kjo për një klub si Reali të mbetet aq poshtë në renditje që duket se tani po lufton për një vend që siguron kualifikimin në Champions League.


