Pacolli: Qeveri pa guxim

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli thotë se Qeveria e Kosovës po vazhdon të punojë pa program qeverisës.

Pacolli thotë se qeverisë së re i mungon përvoja dhe guximi për të vepruar. Madje ai thotë se kjo qeveri deri më tani nuk ka bërë asgjë tjetër përveç “akomodimit të partiakëve”.

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

“Qeveria e Kosovës vazhdon të punojë pa program qeverisës. Madje, paralajmëron që do të përpilojë një program vetëm pas 6 muajve.
Si duket qytetarët e Kosovës paguajnë nga xhepi i tyre një qeveri pasive që deri tani nuk ka berë asgjë dhe me siguri nuk do të ben asgjë edhe në të ardhmën.
Kjo Qeveri ka probleme tjera si psh: akomodimin e partiakëve dhe sinkronizimin e punëve në mes të partnerëve të koalicionit. Kësaj Qeverie i mungon përvoja, kreativiteti e pragmatizmi dhe mbi të gjitha guximi për të vepruar”
(sic), ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...