Manchester United iu rikthehet fitoreve, teksa Sanchez shënon për herë të parë për “Djajtë e kuq”

PUBLIKUAR

Alexis Sanchez e ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij të re, duke i ndihmuar Manchester Unitedit të rigjejë fitoren ndaj Huddersfieldit në “Old Trafford” të shtunën pasdite.

Manchester Unitedit e priti Huddersfieldin në “Old Trafford” në kuadër të javës së 26-të të Premierligës angleze, ku triumfoi 2-0, raporton Express.

Pas një pjesë të parë të qetë dhe pa gola, Unitedi kaloi në epërsi falë një goli të bukur nga Romelu Lukaku në minutën e 55-të.

Më pak se 25 minuta para përfundimit të takimit, kiliani Alexis Sanchez fitoi një penallti të cilën e humbi, por reagoi shpejt duke e futur në rrjetë topin e kthyer nga portieri kundërshtar.

United ruan vendin e dytë në tabelë me 56 pikë, pesë më shumë se Liverpooli dhe Chelsea që janë ne vendin e tretë dhe katërt përkatësisht.

Huddersfiled mbetet e parafundit në tabelë me vetëm 24 pikë, aq sa ka edhe Stoke City e Xherdan Shaqirit në vendin e 18-të. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...