​PSG ofron 50 milionë euro për Alissonin

PUBLIKUAR

PSG ka bërë gati 50 milionë euro për brazilianin, Alisson Becker.

Portieri i Romës, Alisson Becker, është bërë prioriteti numër një i Paris Saint-Germain për sezonin e ardhshëm, para Gianluigi Donnarumma.

Derisa ata ishin bërë gati për të paguar 30 milionë euro për yllin e Milanit që këtë muaj mbush 19 vjet, tani raportohet se PSG-ja ka bërë gati 50 milionë për Alissonin dhe është prioriteti numër një, para Donnarummas.

Paris Saint-Germain nuk është klubi i vetëm që interesohet për brazilianin, Liverpooli, Chelsea, Real Madridi dhe Manchester United gjithashtu janë të interesuara për 25 vjeçarin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...