“Napoli ofroi 60 milionë euro për Icardin”

PUBLIKUAR

Pas largimit të Higuainit në Juventus, Napoli kishte ofruar 60 milionë euro për Icardin.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar se kanë ofruar 60 milionë euro për kapitenin e Interit, Mauro Icardi, sipas të cilit; “ai do t’i kishte shënuar 40 gola nën urdhëratë e Maurizio Sarri.”

Icardi ishte në listë pas largimit të Gonzalo Higuain për 90 milionë euro te Juventusi dhe tani De Laurentiis ka treguar për Rai Sport  se çfarë ndodhi atë kohë dhe se është takuar me gruan dhe agjenten e argjentinasit, Wanda Nara.

“U takova me gruan e tij një pasdite në zyrat e tyre, ajo ishte shumë e mirë. I ofrova 55 deri në 60 milionë. Ne gjithashtu negociuam për një kontratë të mundshme”, u shpreh De Laurentiis.

“Icardi është lojtar i klasit botëror dhe do të kishte shënuar 40 gola me trajnerin Maurizio Sarri. Ai mund të bëhet si  Ronaldo”.

A do të bëjë De Laurentiis të njëjtën ofertë sërish për Icardin?

“Kurrë mos thuani kurrë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...