Gratë kosovare në ISIS (Foto)

PUBLIKUAR

Qamile Tahiri, 23 vjeçe, së bashku me dy fëmijët e saj, më i madhi vetëm pesë vjeç, ka gati një vit që jeton përkrah terroristëve të “Shtetit Islamik” në Siri (ISIS).

Kjo grua e re nga Mitrovica, fillimisht është nisur në drejtim të “Tokës së Shamit”, për të qëndruar afër bashkëshortit të saj Besim Tahiri, i cili atje kishte shkuar disa muaj para saj, por sot Qamilja ka kapur armët për të luftuar krah ISIS-it.

Një tjetër grua nga Gjilani, Shqipe Ajdini, bashkë me burrin e saj Sinan Muji, dhe vajzën Sara, vetëm tre vjeçe, në muajin gusht të vitit 2014, i ishte bashkangjitur luftës së “Shtetit Islamik” në Siri.

Shqipja 30 vjeçe, ka pak muaj që është kthyer në Kosovë, me ndihmën e babait të saj Ilaz Ajdini, rreth një muaj pasi bashkëshorti i saj Sinani ka vdekur nga sulmet ajrore në Irak.

Mihane Baleci, është 23-vjeçarja tjetër, nga Drenasi, bashkëshortja e të burgosurit nën dyshimin për terrorizëm, Fitim Lladrovci, po ashtu ka qenë pjesë e ISIS-it.

Historitë e tyre janë të ndryshme, por kanë një gjë të përbashkët: vijnë nga familje të varfra, nuk kanë shkollim të lartë dhe mbi të gjitha asnjëra prej tri grave nuk vjen prej familjeve me ideologji “ekstreme”. /zeri/

 

SHIKO MË SHUMË

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...