Kim Kardashian i ka dërguar dhurata tërë armiqve të saj, përfshirë edhe Taylor Swift, Blac Chyna dhe Wendy William
E kjo dhuratë ka edhe një bisht pas!
Është parfumi më i ri i Kimit që quhet Kimoji, e që bukuroshja e famshme ua ka dërguar këtyre personave që supozohet se e urrejnë atë.
Këtë dhuratë, si zakonisht Kim e ka publikuar në rrjetet e saj sociale ku i ka treguar emrat e tyre dhe zemrën e KIMOJI që i dërgohet personave në fjalë.
Thuhet po ashtu që Kim ka shkruar edhe letra, që bashkë më të e ka dërguar tek të famshmit e tjerë – por nuk është e qartë se çka i ka shkruar ajo atyre. /GazetaExpress/













