Kosova, lidere e rajonit në luftimin e ekstremizmit fetar

PUBLIKUAR

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, pranimi i Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore si pjesëmarrëse në të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet, në të gjitha nivelet në mënyrë të barabartë është sinjali më i mirë për rajonin dhe më gjerë se Kosova është bërë eksportuese e paqes dhe stabilitetit.

Zv. Kryeministri, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë, ka shtuar se pranimi i Kosovës si vend pjesëmarrës në këtë forum duhet të shërbejë si shembull edhe për forumet tjera, ku Kosova synon të anëtarësohet.

“Ne i bëjmë thirrje edhe vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimi të Evropës Jug-Lindore që të mbështesin Kosovën në anëtarësimin në organizatat e tjera rajonale dhe ndërkombëtare, ku synojmë të aderojmë”, ka thënë Thaçi.

Një konfirmim i rolit të Kosovës në rajon, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, do të jetë edhe konferenca e radhës e ministrave të jashtëm dhe të infrastrukturës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vazhdim i samitit të Berlinit dhe si përgatitje për samitin e Vjenës, i cili do të mbahet në Prishtinë më 25 mars.

“Pasi siguria është një nga temat kryesore të këtij takimi, sot Kosova njihet si lider në rajon në luftimin e radikalizmit, ekstremizmit fetar dhe terrorizmit”, ka theksuar zëvendëskryeministri Thaçi.

Ai ka kërkuar anëtarësim në të gjitha institucionet e rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, ndër to edhe në institucionet e sigurisë.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi i ka inkurajuar të gjitha vendet e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Jug-Lindore që të njohin përparimin e arritur nga Kosova dhe të vazhdojnë të përkrahin përfshirjen e vendit tonë në të gjitha proceset dhe nismat në rajon dhe më gjerë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...