Ergys Kaçe është larguar nga PAOK për të kaluar te skuadra nga Athina, Panathinaikos
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe është transferuar te skuadra e Panathinaikosit në Greqi.
Kaçe ishte pjesë e PAOK, por që një kohë të gjatë flitej për një largim të mundshëm nga kjo skuadër.
Ai është huazuar deri në fund të këtij sezoni në Panathianikos, pa mundësi blerje në fund.
Ditën martë PAOK arriti një marrëveshje me qipriotët e Apoel Nikosias, por ky transferim dëshroi pasi tifozët vendas protestuan duke kujtuar fotot e Kaçes me bluzën e UÇK-së dhe marrëveshja u anulua. /Express/



