Nagatomo mesazh lamtumirës adhuruesve të Interit

PUBLIKUAR

Yuto Nagatomo ia ka dërguar një mesazh lamtumirës Interit, pas arritjes së marrëveshjes për t’u transferuar në Galatasaray.

Mbrojtësi japonez i ka kaluar testet mjekësore me klubin turk, të cilit do t’i bashkohet edhe zyrtarisht sot gjatë ditës si lojtar i huazuar, transmeton Express.

Ky është mesazhi i tij lamtumirës:

“Sot nis një aventurë e re.

Dua t’ju falënderoj dhe përshëndes të gjithëve. Jam krenar që kam veshur këtë fanellë për shtatë vite plot me emocione.

I uroj fat trajnerit dhe bashkëlojtarëve në rrugën e tyre për t’u kualifikuar për Ligë të Kampionëve. Ju dua shumë.

Përqafime, Yuto”. /Express/ 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...