Kuvendi Komunal në Lipjan në mbledhjen e mbajtur sot ka aprovuar propozim vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan për ndërtimin e Xhamisë në Lipjan.
Në fillim të kësaj seance Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë sqarime rreth çështjeve të ngritura nga asambleistët.
/LipjaniNews/


