Zemërohet Neymar: Kjo është shumë e padrejtë

PUBLIKUAR

Neymar ka thënë se është i trishtuar nga transferimi i pashmangshëm i Lucas Mouras në Tottenham, duke insistuar se bashkëkombësi i tij është përdorur tepër pak dhe nuk duhet të lejohet të largohet nga Paris Saint-Germain.

Lucas do t’i bashkohet klubit nga Premierliga, Tottenhamit – ku do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin nga PSG-ja Serge Aurier – për shkak se mungesës së hapësirës për të luajtur në klubin parisien, transmeton Express.

Anësori 25-vjeçar i Brazilit ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje për PSG-në këtë sezon, dhe është paraqitur vetëm gjashtë herë nga banka rezervë në të gjitha garat deri më tani.

I pyetur rreth largimit të pashmangshëm të Lucasit nga kryeqyteti francez, Neymar nuk e pranon se miku i tij i ngushtë është trajtuar drejtësisht.

“Jam i trishtuar sepse ai është mik i mirë. Lucas është lojtar cilësor që është përdorur shumë pak. Mendoj që është e padrejtë. Ai është vëllai im në futboll. I uroj gjithë të mirat”, ka thënë Neymar. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...