200 orë punë në dobi të përgjithshme për lipjanasin që përkrah ISIS’in

PUBLIKUAR

I akuzuari për vepra penale që lidhen me terrorizmin, Kreshnik Podvorica, është dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi të martën është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Por, me pajtimin e të akuzuarit, dënimi me burgim atij i është zëvendësuar me 200 orë punë në dobi të përgjithshme.

Lidhur me arsyetimin e këtij aktgjykimi, gjykatësi Naser Foniqi, ka deklaruar se i akuzuari ka qenë shumë bashkëpunues me policinë, prokurorinë e gjykatën dhe niveli i shkollimit të tij ka bërë që nuk ka mundur ta kuptoi çka ka bërë dhe se ndaj Podvoricës nuk ka ndonjë aktakuzë tjetër për ndonjë vepër penale.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur, pasi që i akuzuari paraprakisht e kishte pranuar fajësinë për akuzën që i vihej në barrë, shkruan BpD.

Kurse, për gjetjen e punës dhe mbarëvajtjes së saj, sipas gjykatësit Foniqi, do të kujdeset Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Podvorica është paralajmëruar nga gjykatësi Foniqi se nëse nuk e kryen punën në dobi të përgjithshme, do të ekzekutohet dënimi me burgim.Gjithashtu, me shpalljen e aktgjykimit, atij i është ndërprerë edhe masa e paraburgimit, e cila i ishte caktuar pas arrestimit të tij, më 20 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai akuzohej se ka përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste, siç janë sulmet e fundit nëpër botë si dhe krijimin e shtetit islamik, e që edhe me datë 04 nëntor 2017, në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë fotografi kërcënuese në të cilën është paraqitur një gomë e një automjeti e përlyer me gjak në të cilën janë lënë gjurmët e përgjakshme me fjalët: “nisu drejt tyre pa mëshirë”.

Sipas aktakuzës, pas kësaj, Podvorica është arrestuar nga Policia e Kosovës, më 20 dhjetor 2017.Me këto veprime, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake, ose parapolicore, në organizimet grupore ose individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 3 të Ligjit Nr.05/L-002, për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë terrorit të vendit.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...