Patrick Cutrone nuk do të suspendohet për shkak të golit që shënoi me dorë në fitoren 2:1 ndaj Lazios
Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone ka shpëtuar pa u dënuar për golin me dorë që kishte shënuar ndaj Lazios, në ndeshjen e fundjavës që u zhvillua në San Siro.
Ai rrezikonte të dënohej me dy ndeshje mos lojë, nëse vërtetohej se goli i tij me dorë ndaj Lazios ishte i qëllimshëm.
Federata Italiane pasi ka shikuar videot ka ardhur në përfundim se goli ishte i paqëllimshëm.
Ani pse në Serie A ekziston teknologjia VAR, gjyqtari për çudi nuk vendosi që atë rast ta shikonte në video të përsëritur. /Express/


