Interi vazhdon të mos heqë dorë nga ylli i PSG-së

PUBLIKUAR

Interi nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Javier Pastore, por i duhet të punojë fort për ta bindur Paris Saint-Germainin për t’ia huazuar argjentinasin.

“Zikaltrit” janë lidhur ngushtë me mesfushorin argjentinas, të cilin nuk kanë mundësi ta blejnë menjëherë këtë muaj, sepse rrezikojnë t’i shkelin rregullat e Financial Fair Play të UEFA-s, transmeton Express.

Ndërkohë, PSG përballet me problemin e kundërt, i duhet të shesë lojtarë patjetër për t’i balancuar llogaritë bankare pas blerjes së Neymarit për 222 milionë euro dhe premtimit për ta blerë Mbappen për 180 milionë euro pas mbarimit të periudhës së huazimit.

Mbrëmë, drejtorët sportivë të Interit, Piero Ausilio dhe Walter Sabatini, thanë se është shumë e vështirë të arrihet marrëveshje, por Sky Sports Italia raporton se ata ende po punojnë për ta gjetur një marrëveshje.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...