Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka thënë se do të dëshironte që superylli brazilian, Neymar, të kthehej në futbollin spanjoll.
Neymari e braktisi liderin e La Ligës, Barcelonën, pas një marrëveshjeje rekord në futbollin botëror për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, por kohë pas kohe është lidhur me një kalim te Real Madridi në të ardhmen, transmeton Express.
Tebas ndien se braziliani është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë dhe duhet të kthehet në La Liga.
“Do të doja që Neymari të kthehej në futbollin spanjoll. Nuk më bën se tek cili ekip, por lojtarët më të mirë duhet të jenë këtu dhe Neymar është njëri prej tyre”, ka thënë ai, raporton Marca. /Express/


