Kryetari Ahmeti ka mbajtur takimin e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komunale

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka mbajtur takim e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komuale, ku u diskutuan një mori çështjesh që lidhen drejtë për së drejti me jetën dhe mirëqeninen e qytetarëve lipjanas
Fillimisht drejtorët e Drejtorateve Komuale kanë raportuar rreth punëve me të cilat janë marrë gjatë javës së kaluar por edhe për obligimet që kanë gjatë kësaj jave.
Ndërsa, Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët përgatitjen e procedurave për inicimin e projekteve që janë të planifikuara të realizohen gjatë vitit 2018. Ai po ashtu ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorateve angazhim maksimal në disa rregullativa dhe plane komunale të cilat janë në hartim e sipër.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u bë e ditur që nga data 01.02.2018 të gjitha shërbimet me qytetarë në zyrën pritëse të komunës nga Drejtoria e Administratës do të fillojnë në ora 08:00 deri në 15:30 dhe tani e tutje shërbime me qytetarë do të ketë edhe gjatë kohës së pauzes nga ora 12:00-deri në ora 13:00

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...