Zinedine Zidane nuk e ka të ardhmen e sigurt në Real Madrid, pas rezultateve jo të mira këtë sezon
Mjafton një gjysmë sezoni i dobët dhe e ardhmja e Zinedine Zidane të vihet në dyshim në Real Madrid, ku për dy vite fitoi tetë trofe, prej tyre dy Liga të Kampionëve dhe një La Liga.
Sipas Daily Mirror, madrilenët tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi për trajnerin francez.
Zgjedhja e parë e drejtuesve të klubit është trajneri i Tootenham Hotspur, Mauricio Pochettino, i cili skuadrën angleze e ka ngritur në një ndër klubet më të mira.
Argjentinasi kishte impresionuar drejtuesit e Realit në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku barazoi 1:1 në Santiago Bernabeu, ndërsa fitoi në Wembley 3:1.
Vet Pochettino nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e drejtimit të Realit në të ardhmen, ku tha se futbollit nuk i dihet. /Express/



