PSG, Man City dhe Barcelona – janë skuadrat më në formë aktualisht në Evropë.
Paris Saint Germaini, Mancheste City dhe Barcelona – janë duke shkëlqyer këtë edicion në ligat përkatëse (Ligue 1, Premierligë dhe La Liga), shkruan Gazeta Express.
Përveç që janë liderë të padiskutueshëm në ligat e tyre( PSG, 11 pikë larg Lyon – Manchester City, 12 pikë larg Manchester Unitedi – Barcelona, 11 pikë larg Atleticos), ato janë edhe skuadrat që kanë shënuar më së shumti gola në top pesë ligat Evropiane.
PSG është klubi me më së shumti gola, 71, që ndiqet nga Manchester City, 70 dhe në pozitën e tretë Barcelona me 57. /Gazeta Express/


