Klubi kinez e mohon se është duke e kërkuar Nainggolanin

PUBLIKUAR

Beijing Guoan nuk është i interesuar për Radja Nainggolanin, kështu ka thënë vetë klubi kinez pas lajmeve se e dëshiron mesfushorin e Romës.

Nainggolan, 29-vjeçar, lidhej me një kalim te klubi i Superligës kineze, përkundër faktit se kontrata me Romën e lidh deri në vitin 2021, transmeton Express.

Besohet se edhe Guangzhou Evergrande Taobao është e interesuar për Nainggolanin, por Beijing Guoan e ka mohuar ta ketë kërkuar ndonjëherë belgun.

“Kurrë nuk i jemi qasur Romës dhe Nainggolan asnjëherë nuk ka qenë në listën e trajnerit tanë si synim për ta transferuar”, ka thënë klubi kinez në një komunikatë.

“Lajmi se Guoan do të nënshkruajë me Nainggolan është plotësisht i pabazë. Guoan nuk do të çrregullohet nga këtu thashetheme, e lërë më nga çmimi i mbivlerësuar i lojtarëve të huaj”, ka thënë Guoan më tej. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...