Real Madrid e ka shumë seriozisht transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea
Kampioni i Spanjës dëshiron të përforcohet me portierin David de Gea, për të cilin është gati që përveç parave të ofrojë edhe dy lojtarë, shkruan Don Balon.
De Gea ka qenë target i Realit që një kohë ët gjatë dhe tentimi kryesor për transferimin e tij do të bëhet gjatë verës së ardhshme.
Reali për shërbimet e tij do t’i ofrojë Unitedit një shumë të madhe parash dhe shërbimet e portierit Keylor Navas dhe mesfushorit Mateo Kovacic.
Nëse dështon De Gea, atëherë Reali do të kthehet nga portieri i Chelseat, Thibaut Courtois. /Express/


