Kryetari Ahmeti ngushëllon familjen Gashi

PUBLIKUAR

20 shkurt 2015- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me bashkëpunëtorë të tij, sot ka ngushëlluar familjen Gashi nga Ruvci i Vjetër i Komunës së Lipjanit, me rastin e gjetjes së trupit të pajetë të 12 vjeçarit të zhdukur nga vërshimet e fundit, Arlind Gashi.

“ Jemi sot këtu për t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, bashkëfshatarëve nga Ruvci i Vjetër, me rastin e gjetjes së trupit të pajetë Arlid Gashi, të njëjtën kohë falënderoi ekipet nga FKS-ja, që kanë qenë gjatë gjithë kohës të angazhuar dhe të përkushtuar “, ka thënë kryetari Ahmeti.

Ndryshe, ekipet e kërkim-shpëtimit në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 14 ditësh, sot kanë gjetur trupin e pajetë të Arlid Gashit, 12 vjeç, që ishte zhdukur nga vërshimet e fundit.

SHIKO MË SHUMË

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...

Flamuj të UÇK-së dhe Shqipërisë në kishën ortodokse në Lipjan, shoqërohen dy të dyshuar

Në rrethojat e kishës ortodokse në Lipjan, mbrëmë rreth orës 21:00, policia është informuar...