Është Gjetur i Vdekur 11 Vjeçari Arlind Gashi

PUBLIKUAR

Sot, më 20.02.2015, në orën 12.50, ekipi i Task Forcës së kërkim-shpëtimit në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 14 ditësh e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit 12 vjeç, nga fshati Rufc i Vjetër, komuna e Lipjanit, i cili dyshohej se ishte zhdukur në lumin Sitnica.

Ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit, rreth 50 metra larg vendit ku dyshohej se ka rënë ai.

Dje dhe sot, me qëllim të intensifikimit të operacionit të kërkimit shpëtimit, FSK-ja ka rritur numrin e pjesëtarëve të Task Forcës së kërkim-shpëtimit, nga 22 sa ka qenë deri më tani, në 34 pjesëtarë, me çka në ditën e sotme, ka rezultuar me sukses. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...