Conte tregon pse Chelsea nuk pati shanse ta transferonte Sanchezin

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi e siguroi transferimin e Alexis Sanchezit nga Arsenali para rivalëve Manchester City dhe Chelsea, që ishin të interesuar për kilianin.

Por, trajneri i “Të kaltërve” Antonio Conte ka pohuar Chelsea nuk ka qenë asnjëherë në garë për Sanchezin për disa arsyeje, transmeton Express.

Chelsea nuk ka qenë në garë për ta blerë Alexis Sanchezin sepse nuk mund të garojë financiarisht me Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn, sipas Contes.

Sanchez pritej të ribashkohej me ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiolan, por pasi interesimi nga Chelsea u ftoh nga ana e Contes, ai kaloi te Unitedi në një marrëveshje në bazë të së cilës Henrikh Mkhitaryan kaloi në Arsenal.

Besohet se City u tërhoq nga gara për kilianin për shkak të shqetësimeve rreth pakos financiare, pasi “Djajtë e kuq” ishin pajtuar t’ia paguanin atij një pagë javore prej 342 mijë euro.

“Ne s’kemi qenë në garë asnjëherë. Kurrë. Veçanërisht sepse, e përsëris, njëra prej arsyeje ishte paga e tij”, ka thënë Conte. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...