Bekim Sinani nga Lipjani i dëshpëruar që migroi

PUBLIKUAR

Kosovarët të cilët po nisen drejt vendeve të Bashkimit Evropian për disa prej tyre nuk po përfundonë edhe aq mirë.

Bekim Sinani nga Rusinovci i Lipjanit ishte nisur së bashku me gruan, vajzën e vogël dhe dy fëmijët e tjerë mirëpo udhëtimi i tij është ndalur në gjysmë, raporton Klan Kosova.

Sinani ka treguar se si kishte marrë 700 euro borgj për të dalur në Hungari. Ish-ushtari i UÇK-së ka shtuar se kushtet ekonomike e kanë detyruar ta marrë këtë vendim.

“Skem as ni pension as social as kurgjo prej shtetit nuk marrë asgjë”, ka thënë Sinani.

E këthimi i tij nuk po mund ta ndalojë kushëririn e tij Lulëzimin i cili ka thënë se të shtunën do të niset së bashku me katër fëmijët dhe gruan e tij.

“Kam vendosur që të shkoj, i kam nxjerrë çertifikatat e fëmijëve”, ka thënë Lulzimi.

E fëmijët janë ata të cilët nuk po dëshirojnë që të ikin.

Lulzimi madje ka thënë se i ka marrë deri në 1000 euro borgj për rrugë ku synon që të shkojë në njërin nga shtetet e BE-së./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...