“Buffon është portieri më i mirë në histori të futbollit”

PUBLIKUAR

Stephan Lichtsteiner shpreson se kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të luajë edhe për një sezon tjetër.

Veterani italian i mbush 40 vjet të dielën dhe planifikon të pensionohet në fund të këtij sezoni, por mbrojtësi i djathtë i Juves shpreson se Buffon do ta rikonsiderojë këtë, transmeton Express.

“Mbase do të luajë edhe për një vit. Shpresojmë se po, sepse ai është portieri më i mirë në histori të futbollit”, ka thënë Lichtsteiner për Premium Sport.

Mbrojtësi zviceran i bëri këto komente pas fitores 1-0 të Juventusit ndaj Genoas. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...