​Mkhitaryan: Arsenal, ëndërr e bërë realitet

PUBLIKUAR

Henrikh Mkhitaryan thotë se kalimi në Arsenal është një ëndërr e bërë realitet

Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan është shumë i lumtur që është larguar nga Manchester United dhe ka kaluar në Arsenal.

Ai insiston se kjo është një ëndërr e bërë realitet, pasi gjithnjë ka dashur të luajë për këtë skuadër.

“Është ëndërr e bërë realitet, sepse gjithnjë kam ëndërruar duke luajtur për Arsenalin. Tani që jam këtu, do të jap më të mirën time për këtë skuadër që të bëjmë histori”, tha Mkitaryan për faqen e Arsenalit.

Mkhitaryan në Arsenal kaloi si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Alexis Sanchez që u transferua në Manchester United. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...