Arsim Bajrami vizitoi shkollën “Ismail Luma” në Lipjan

PUBLIKUAR

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ,Arsim Bajrami, sot vizitoi disa nga shkollat të mesme të Kosovës ku u takua me nxënësit dhe mësimdhënsit ku diskutuan për maturën Shtetërore.

Ai tha se provimi i maturës nuk do të jetë pengesë për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë.

Shkrimi i tij i plotë:

“Sot kam vizituar shkollat “Sami Frashëri” në Prishtinë, “Ismail Luma” në Lipjan dhe “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, me ç’rast kam dëgjuar kërkesat e nxënësve dhe mësimdhënësve dhe kemi biseduar me nxënës për provimin e maturës shtetërore.
Së shpejti do të dërgohet në Kuvend, Ligji i rishikuar për Provimin e Maturës Shtetërore. Ndryshimet në këtë projektligj do të mundësojnë që provimi i maturës të mos jetë pengesë për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë, meqenëse tani standardi i ri që do të propozojmë do të jetë kriteri i arritshmërisë dhe do të hiqet pragu i kalueshmërisë. Pranimi i studentëve në institucionet e arsimit të lartë do të bëhet në bazë të rezultateve të arritura, ku 30% do të jetë suksesi gjatë shkollimit të mesëm dhe të lartë, 40% suksesi në provimin e maturës shtetërore, dhe 30% në vlerësimin e brendshëm të njësive akademike”./Infodirekt.tv/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...