Imri Ahmeti bënë homazhe para varrit të Ibrahim Rugovës (Video)

PUBLIKUAR

Kryesues e anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëjnë homazhe para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Së bashku me ta ka bërë homazhe edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, njëherit edhe Kryetar i LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti.

Haki Rugova, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri, Imri Ahmeti, Sabri Hamiti, Kujtim Shala, janë disa nga figurat e LDK-së që gjenden te varrezat në Velani të Prishtinës, raporton Indeksonline.

Ndërkohë, me ta nuk është kryetari Isa Mustafa, meqë i njëjti gjendet në Gjermani duke u trajtuar pas disa komplikimeve shëndetësore. LDK para pak minutave ka bërë me dije se gjendja e tij është përmirësuar dhe pritet shumë shpejtë të kthehet në Prishtinë.

Ndryshe, kujtojmë se Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar 2006./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...