Sherafedin Sylejmani ishte mësimdhënës në fshatin Krajishtë të Lipjanit

PUBLIKUAR

Sharafedin Sylejmani, ish-kryetari i Prishtinës, ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëmë në moshën 87 vjeçare.


Sylejmani ka qenë kryetar i komunës së Prishtinës gjatë viteve 1963-1967 ndërsa më herët ka qenë mësimdhënës në fshatin Krajishtë të Lipjanit.

Gjatë viteve 50 është emëruar gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën turke në Radion e Prishtinës.

Në vitin 2010, Sylejmani botoi librin monografik për kryeqytetin “Prishtina ime”, në të cilin ka ofruar dëshmi të çmuara mbi zhvillimin dhe rrjedhat e jetës në qytet gjatë kohës sa ishte udhëheqës i tij, por edhe të periudhave paraprake.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Klan Kosova, në korrik të vitit të kaluar kishte realizuar një intervistë me ish-kryetarin e Prishtinës, ku kishte folur për kryeqytetin e para 60 vitesh.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...