Drejtori Tasholli: Rrugët në territorin e Lipjanit të kalueshme (VIDEO)

PUBLIKUAR

Të gjitha rrugët në Lipjan, tashmë janë të lira për qarkullim, ndërsa në disa fshatra siq mëson LipjaniNews kompanitë janë duke ndërhy për ta pastruar borën.

Siç mëson Portali Drejtori i Shërbimeve Publike në Lipjan, Ilir Tasholli ka gjatë ditës ka vizituar disa fshatra të Lipjanit për ta mësuar gjendjen e rrugëve.

“Rrugët e Shalës, Resinovc, Krojmir, Magurë, Sllovi, Janjenvë, Ribar i Madh, Ribar i Volgël, Dobrajë, Kraishtë, Hallaq, Banullë, janë të lira për qarkullim, nuk ka pengesa”, konfirmoi Tasholli pak minuta më par për LipjaniNews

Po ashtu, ai ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes për ti shmang incidenteve të mundëshme.

Rruga Lipjan në drejtim të aeroportit është e lirë për qarkullim, transmeton LipjaniNews.

Ndërsa edhe rrugët në Gadime bëhet e ditur se kompania ka ndërhyrë duke pastruar.

Një ekip i LipjaniNews po qëndron në teren për ta mësuar gjendjen e fundit të rrugëve në territorin Lipjanas.

/LipjaniNews/




 

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...