Barcelona me komunikatë zyrtare për Griezmannin

PUBLIKUAR

Barcelona ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se kanë arritur marrëveshje me Griezmannin.

Në mëngjesin e së shtunës, mediat spanjolle raportuan se Barcelona ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe se francezi do t’i bashkohet katalunasve gjatë verës.

Por, Barça ka reaguar ashpër duke i quajtur vetëm spekulime, teksa ka përsëritur respektin që ka për klubin madrilen.

“FC Barcelona dënon fuqishëm informatat e transmetuara në orët e fundit nga media të ndryshme për lojtarin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, se ka arritur marrëveshje me klubin tonë”.

“FC Barcelona i kundërshton ashpër këto raportime dhe përsërit respektin që ka për institucionin e Atlético Madrid”, shkruhet në komunikatën e Barcelonës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...