Bora ka mbuluar të gjitha rrugët në Lipjan.
Të gjitha kompanitë e kontraktuar nga Komuna e Lipjanit tashmë kanë dalë në teren.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Lipjan, Ilir Tasholli tha për LipjaniNews se rrugët, Rufc, Torinë, Ribar i Madh, Magurë, Shalë, janë të kalueshme por me vështërsi.
“Rrugët janë të kalueshme, të gjitha kompanitë janë në teren, po bëjnë përpjekje për ta pastruar”, tha Tasholli


