Kryetari Ahmeti kërkon më shumë angazhim nga drejtorët e drejtorateve, diciplinë dhe përkushtim në kryerjen e detyrave

PUBLIKUAR

Që nga fillimi i mandatit të dytë, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka kërkuar më shumë diciplinë në punë për të gjithë punonjsit e Komunë së Lipjanit.

Kryetari Ahmeti në një  mbledhje ka kërkuar nga drejtorët përgatitjen e planeve të punës për vitin 2018, si dhe respektimin e objektivave që dalin nga planet e tyre të punës, transmeton LipjaniNews.

Po ashtu, ka kërkuar nga drejtorët e drejtorateve angazhim maksimal, diciplinë dhe përkushtim në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre të punës, në mënyrë që viti 2018 të jetë një vitë i suksesshëm për Komunën e Lipjanit

Kreu lipjanas gjithashtu ka kërkuar nga drejtorët që të respektohen kërkesat e drejtuar nga qytetarët dhe atyre tu kthehen përgjigjet brenda afateve të caktuara kohore.

 

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...