Urimi i kryetarit Ahmeti për 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

“Qytetarë të nderuar të komunës së Lipjanit,
Kosova tashmë numëron 7 vjet shtet, ndihem i privilegjuar që në cilësinë e kryetarit të komunës të ju uroj përzemërsisht këtë ditë të bekuar!

Për të festuar këtë ditë, populli shqiptarë ka bërë sakrificë të madhe, andaj le të ndjehet krenar çdo qytetarë i Republikës së Kosovës, me të arriturat e përbashkëta në këtë ditë feste.

Në këtë 7-vjetor të pavarësisë i kujtojmë të gjithë ata burra të mëdhenj që kanë ditur dhe që din ta shënojnë historinë e gjakimeve nëpër shekuj ; të tillë do mbesin, emblematika, Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit. Sepse përpjekjet shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi janë realizuar të prirura nga këto virtyte të larta të mëshiruara në shpirtin e prijësve, dëshmorëve, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …. mirënjohjes thellësisht përjetësuese SHBA-ve, shteteve evropiane , NATO-së dhe gjithë miqve të tjerë ndërkombëtarë, që i mundësuan vendit tonë rimëkëmbje dhe ndërtim të demokracisë.

Tashmë kur kemi shtetin tonë të lirë, Ju qytetarë të komunës së Lipjanit, meritoni t’ju krijojmë mundësi më të mira, dhe unë këtë jam duke e bërë çdo ditë, me tërë kapacitetin tim si kryetar i komunës

Gëzuar 7-vjetorin e pavarësisë”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Ahmeti, me rastin e 7-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...