Barcelona ia ofron Interit dy zgjidhje për mesfushorin brazilian

PUBLIKUAR

Barcelona ia ka ofruar Interit dy zgjidhje për Rafinhan, huazim me opsion për ta blerë apo huazim me obligim për ta blerë me një çmim më të lirë.

“Zikaltrit” janë duke tentuar të nënshkruajnë me brazilianin gjatë këtij muaji, me bisedime për të që kanë zgjatur tash e një kohë, transmeton Express.

Problemi qëndron në atë se Interi nuk guxon të shpenzojë gjatë këtij afati kalimtar për shkak të Financial Fair Play, prandaj i duhet ta sigurojë mesfushorin brazilian fillimisht vetëm si huazim.

Mbrëmë u raportuar se klubet kanë arritur marrëveshje për huazim me opsion për ta blerë për 38 milionë euro, por sot Gazzetta dello Sport raporton se ky është vetëm njëri prej dy opsioneve.

Opsioni tjetër është huazim me obligim për ta blerë por vetëm pasi Rafinha ta ketë arritur një numër paraqitjesh dhe çmimi në këtë rast do të ishte 30 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...