Neymar nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me PSG-në

PUBLIKUAR

Marcos Motta, përfaqësuesi ligjor i yllit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, ka zbuluar se kontrata e brazilianit me klubin nuk përmban klauzolë lirimi.

Së fundmi, mediat kanë raportuar se sensacioni braziliani është duke hasur në telashe për t’i mësuar me jetën dhe rrethanat e reja pas transferimin nga Barcelona në Paris për një shumë rekord në vlerë 222 milionë euro, disa muaj më parë, transmeton Express.

Besohet se Real Madridi është i interesuar për ta bërë një lëvizje tronditëse duke e sjellë në “Santiago Bernabeu” ish-lojtarin e Barcelonës, për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, Marcos Motta, anëtar i ekipit ligjor të Neymarit, ka konfirmuar se nuk ekziston ndonjë klauzolë lirimi në kontratën e lojtarit.

“Mund t’ju garantojë se në kontratën e Neymarit nuk ka klauzolë për lirimin e tij në tregun e transferimeve”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...