NBA, Golden State e pandalshme

PUBLIKUAR

Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors konfirmuan momentin pozitiv që po kalojnë duke regjistruar fitoren e katërt rresht dhe të 14-tën radhazi në udhëtim

Stacioni i radhës për formacionin e trajnerit Steve Kerr ishte Ilionois aty ku Golden State mposhti 119-112 Chicago Bulls.

Për të marrë për dore Warriors drejt një tjetër suksesi të rëndësishëm menduan të ashquajturit Splash Brothers të cilët janë aty edhe kur Kevin Durant nuk shfaq versionin e tij më të mirë. Klay Thompson me 38 pikë dhe Stephen Curry me 30 pikë ishin dy heronjtë e skuadrës nga Oakland në këtë përballje.

Pësoi humbjen e dytë rresht Los Angeles Lakers me skuadrën kaliforniane që nuk arriti të bënte aspak rezistencë në transfertën ndaj Oklahoma City Thunder.

Westbrook me shokë arritën të triumfonin me shifrat 114-90 në një ndeshje ku lojtari më i mirë mbi parket për City Thunder rezultoi Carmelo Anthony autori i 27 pikëve, shkruan Supersport.

LaMarcus Aldrige në formë të shkëlqyer udhëhoqi San Antonion drej një suksesi me peshë në transfertën nju-jorkeze ndaj Brooklyn Nets. Në mungesë të Leonard që është i dëmtuar , Aldridge është ylli ku varen të gjitha shpresat e Spurs. 34 pikë 3 asist dhe 8 rebound koleksionoi ky i fundit në suksesin e San Antonios me shifrat 100-95, ndërsa një paraqitje të mirë bëri edhe australiani Mills i cili realizoi 25 pikë për skuadrën teksane.

Pas dy super ndeshjeve Anthony Davis nuk funksionoi më pasi u bllokua nga mbrojtja e Atlanta Haëks duke realizuar në fund vetëm 8 pikë me skuadrën nga Georgia që arriti të mposhte me rezultatin e ngushtë 94-93 New Orleans Pelicans.

Hodhi një tjetër hap drejt sigurimit të vendit të dytë në Konferencën e Lindjes, Toronto Raptors me skuadrën kanadeze që mori fitoren e 30-të sezonale pasi mposhti në shtëpi 96-91, Detroit Pistons.

Në Staples Center festa ishte e gjitha për Los Angeles Clippers që mundi 109-104 Dever Nuggets falë edhe lojës së shkëlqyer të Blake Griffin i cili i ndihmoi kalifornianët me 20 pikë 4 asiste dhe 12 rebound. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...