Është përfolur shumë për shtatzëni të mundshme të Kylie Jenner që nga shtatori i vitit të kaluar.Mirëpo, deri më tani nuk ka pasur asgjë të konfirmuar, madje e famshmja Kylie nuk është shfaqur asnjëherë që nga ky lajm, transmeton Arbresh.info.
Mirëpo, të martën që shkoi, në shtëpinë e 20 vjeçares ka arritur një produkt i ri.
Bëhet fjalë për një krevat fëmijësh që është parë duke hyrë në villën e saj.
Thuhet se në muajin Mars, milionerja Kylie do të sjellë një vajzë me të dashurin e saj Travis Scott./Arbresh.info



