Lipjanasi bëri propagandë për ISIS-in në facebook, prokuroria ngritë aktakuzë ndaj tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, ndaj të pandehurit K.P. nga Komuna e Lipjanit, për shkak të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Ligjit Nr. 05/L-002, për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Për këtë ka shkruar edhe washingtonpost, transmeton LipjaniNews.

Washingtonpost shkruan se janë 2 të akuzuar në Kosovë me mbështetjen e grupeve ekstremiste.

“The defendants, arrested in December, are residents in northern Mitrovica and southern Lipjan, according to the statements. Prosecutors didn’t immediately provide more details on the two separate cases. If convicted, they could face up to a maximum 15 years in prison. Kosovo authorities have said that about 180 of the country’s citizens are active in extremist groups in Syria and Iraq.”, shkruan washingtonpost 

Sipas aktakuzës i pandehuri K.P. gjatë vitit 2017, në vazhdimësi përmes rrjetit social “facebook” nga llogaria e tij, me anë të postimit të xhirimeve audio-vizuele dhe fotografive ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë si dhe krijimin e shtetit islamik, e që me gjatë muajit nëntor të vitit 2017, në llogarinë e tij sociale “facebook” ka shpërndarë fotografi kërcënuese.

Me këto veprime i pandehuri K.P. ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Ligjit Nr. 05/L-002, për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

SHIKO MË SHUMË

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Kryetari Imri Ahmeti uron Kurban Bajramin

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar festën e Kurban Bajramit.   Postimi plotë: Të nderuar...

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...