Numri i pacientëve të prekur nga gripi është rritur kohët e fundit.
Drejtori i QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi tha për LipjaniNews se është shtuar numri i pacientëve kohëve të fundit për të kërkaur trajtim të duhur.
Nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare thonë se personat me simptome të gripit po shtohen dita ditës.
Ndërkohë që janë edhe qindra fëmijë të tjerë që po kërkojnë trajtim në QKUK nga viroza sezonale. Kështu kanë thënë të hënën për Express, zyrtarë nga stafi mjekësorë i Klinikës së Pediatrisë.
Doktoresha në këtë klinikë, Arbnore Batalli Këpuska, ka thënë se ditëve të fundit është shtuar numri i rasteve të fëmijëve të prekur nga viroza stinore.
“Në ditët e fundit e kemi një fluks shumë të madh të pacientëve, kuptohet është edhe zezona e dimrit, mirëpo shkaktar kryesor janë edhe temperaturat plus të cilat nuk janë normale për muajin janar, e në anën tjetër edhe ajri është tepër i ndotur dhe ëpr shkak të ëksaj kemi infeksione virale nga më të ndryshmet që i atakojnë edhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes edhe rrugët e poshtme të frymëmarrjes”, shpjegon doktoresha.
Batalli-Këpuska thotë se në baza ditore emergjencën e kësaj klinikë e vizitojnë mbi 100 fëmijë. Nga ta rreth 20 ndalen për trajtim të mëtejmë.


