Serbia kërkon zyrtarisht të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...

Serbia ka kërkuar zyrtarisht që të përfshihet në hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq që u krye dje në Veri të Mitrovicës. Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se Ministria e Drejtësisë e Serbisë kërkesën për përfshirje në këtë hetim e ka dorëzuar në zyrën e BE’së në Beograd, një kanal i zakonshëm për komunikim ndërmjet palëve. Kjo kërkesë tashmë ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës.

Aktualisht hetimet po kryhen nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, nga një prokuror shqiptar dhe serb.

Por, dje pala serbe, më saktësisht Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se Serbia do t’i drejtohet zyrtarisht UNMIK’ut dhe EULEX’it që edhe organet serbe të përfshihen në hetime.

Kjo edhe ka ndodhur sot kur Ministrja serbe Nela Kuburovic ka nisur shkresë në adresë të Zyrës së BE’së në Beograd e cila e ka proceduar atë në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Drejtori i Policisë Shpend Maxhuni pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se për hetimin në fjalë është krijuar një Taskë Forcë.

Ata po ashtu kanë thënë se në rast se paraqitet nevoja në këtë hetim do të përfshihet edhe3 Byroja Federale e Hetimeve (FBI), me të cilën Policia e Kosovës ka edhe marrëveshje.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri rreth përfshirjes së Serbisë në këto hetime. Por Tahiri, në një prononcim dje në mbrëmje për Gazetën Express ka thënë se është e mirëseardhur ndihma se cilit që jep informacione për këtë vrasje, por ai ka përjashtuar mundësinë që organet e Beogradit të jenë pjesë e hetimeve.

Në reagimin e djeshëm, BE ka ofruar EULEX’in për të ndihmuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqë ndërkohë që ambasadorët perëndimorë në reagimet e tyre kanë kërkuar që hetimet të kryhen ekskluzivisht nga autoritetet e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...