Zidanit i ofrohet posti i trajnerit të Kombëtares së Francës

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madridi pasi i është ofruar mundësia për ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Francës, raporton Diario Gol.

Sipas Diario Gol, Zidanit i është propozuar ta udhëheqë ekipin kombëtar pas Kupës së Botës “Rusia 2018”, duke e zëvendësuar Didier Deschampsin, transmeton Express.

Zidane është duke u kritikuar ashpër në javët e fundit për shkak të krizës që e ka kapluar Real Madridin në La Liga, duke e lënë në vendin e katërt me 19 pikë më pak se lideri Barcelona.

Mundësia për ta udhëhequr një gjeneratë të artë të talentëve francezë – përfshirë ish-objektivin e Real Madridit Kylian Mbappen – mund të jetë tepër e mirë për t’u refuzuar. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...