Theo Walcott i kalon testet mjekësore te Evertoni

PUBLIKUAR

Theo Walcott i ka kaluar testet mjekësore dhe ka rënë në ujdi për kushtet personale me Evertonin, para kompletimit të transferimit të tij nga Arsenali, raporton Sky Sports.

Ambicia e klubit nga Merseyside dhe mundësia për të shpenzuar, si dhe dëshira e vetë Walcottit për të punuar me trajnerin Sam Allardyce kanë qenë arsyet kryesore prapa vendimit të tij për ta zgjedhur Evertonin.

Dortmundi dhe Southamptoni kanë shprehur interesim për të, por Walcott ka vendosur se dëshiron të luajë nën urdhrat e Big Sam.

Sky Sports mëson se shuma e transferimit të tij pritet të jetë rreth 22 milionë euro. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...