Mesfushori i Galatasarayt, Wesley Sneijder, ka shënuar mbrëmë një supergol në ndeshjen e Kupës kundër Konyasporit.
Ish-mesfushori i Interit shënoi dy gola në këtë ndeshje, mirëpo goli i tij i dytë ishte ai i cili ngriti tërë stadiumin në këmbë.
Sneijder e parabolloi në mënyre spektakolare portierin e Konyasporit duke e lënë të shtangur në vend. Galatasaray e fitoi ndeshjen me rezultat 4-1. /Telegrafi/


