Interi dhe Barcelona shumë pranë marrëveshjes për yllin brazilian

PUBLIKUAR

Interi dhe Barcelona janë pranë arritjes së marrëveshjes për huazimin e mesfushorit Rafinha te gjiganti italian me opsion për ta blerë në fund të sezonit.

E përditshmja spanjolle “AS” ka mësuar se Interi dhe Barça janë pranë rënies në ujdi dhe se Rafinha mund të largohet nga “Camp Nou” gjatë janarit, përcjell Express.

Interi është i etur ta sjellë brazilianin në “Giuseppe Meazza” fillimisht si të huazuar me Barçën që i kërkon 40 milionë euro si opsion për Interin për ta blerë.

Megjithatë, kjo e fundit ofron 20 milionë euro plus bonuse.

Sot, palët janë takuar dhe negociatat kanë avancuar me Rafinhan që mezi pret t’i bashkohet gjigantit italian.

Ai pritet që në parim të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Interin, pas huazimit gjashtëmujor. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...