Imri Ahmeti: Çështjen e migrimit duhet ta ndjejmë të gjithë me përgjegjësi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan, njësia për deminim e KFOR’it bën tërheqjen e tij

Një burrë në Lipjan ka gjetur në oborrin e tij një mjet të dyshuar...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

13 shkurt 2015- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Lipjan, së bashku me Qendrën Rinore Publike “ Vizioni Rinor” i Janjevës , sot në Sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, kanë organizuar konferencë me temën “ Migrimi ilegal i të rinjve jashtë vendit”.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot para të rinjve lipjanas tha se çështja e migrimit ilegal është shqetësuese edhe për komunën e Lipjanit. Po ashtu ai tha se migrimi ilegal vetëm së bashku mund të parandalohet.

“ Migrimi si dukuri, paraqitur tash në nivel të Kosovës ka prekur edhe komunën e Lipjanit, kjo gjendje e krijuar nuk është nga sot, por sigurisht se është produkt i preokupimeve sociale dhe zhvillimeve politike që nga 15 vitet e fundit, dhe për këtë gjë sigurisht se jemi të gjithë përgjegjës”, ka thënë kryetari Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, përderisa i ka ftuar të rinjtë lipjanas t’i bashkohen zhvillimit të komunës së Lipjanit , ka thënë se fenomeni i migrimit, apo i largimit të pa rregullt nga vendi duhet të ndjehet edhe nga rinia, prindërit dhe të gjithë personat përgjegjës që ia duan të mirën komunës së Lipjanit dhe Kosovës.

“ Inkuadrimi i rinisë edhe në këso debate për ne është përgjegjësi dhe vlerë, në mënyrë që të bëjmë orientime të qarta se si duhet të zhvillohet vendi, qoftë nivel lokal apo qendror”, ka thënë kryetari Ahmeti.

Ndërsa, penalistët në përbërje të Policisë Lokale Metush Jasharit, Çlirim Hajdinit, Major, Xhevat Bajramit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Genc Berishës nga Rrjeti Rimor i Kosovës , në diskutim të hapur me të rinjtë lipjanas, i njoftuan ata për procesin ilegal të migrimit dhe sfidat me të cilat po kalon ky proces.

Ndryshe, ky ishte takimi i parë në nivel të Kosovës që komuna e Lipjanit organizon për çështjen e migrimit ilegal, thuhet në njoftimin e Komunes së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan, njësia për deminim e KFOR’it bën tërheqjen e tij

Një burrë në Lipjan ka gjetur në oborrin e tij një mjet të dyshuar...

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, gjatë ditës...

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...